Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    Mbeti jashtë Kuvendit/ Braimllari: Ps me garë të fortë. Humbja e opozitës dihej

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale

    April 17, 2025
    Demo

    Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.

    Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.

    Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.

    Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:

    Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.

    Kosova është ndër vendet më të fundit që kanë adoptuar një dokument formal në fushën e politikave industriale. Në vitin 2023 është pranuar “Strategjia për Zhvillimin industrial dhe Mbështetjen e Biznesit deri në vitin 2030”. Ky dokument reflekton një angazhim për transformimin e sektorëve kryesorë, përfshirë edhe aspektet inovative dhe të përputhshme me përkushtimet për integrim në tregjet evropiane.

    Mali i Zi ka filluar procesin e formulimit të politikave industriale që nga viti 2016. Dokumenti më i fundit, që mbulon periudhën 2019–2023, thekson rëndësinë e modernizimit të sektorit, përmirësimit të produktivitetit dhe rritjes së integrimit në zinxhirët globalë të furnizimit. Ky dokument reflekton një orientim strategjik drejt diversifikimit të sektorëve dhe stimulimit të inovacionit.

    Maqedonia e Veriut është një prej pionierëve në këtë fushë, pasi ka miratuar politikën e saj industriale që nga viti 2009. Dokumenti aktual, “Industrial Strategy of North Macedonia 2018–2027”, vendos një vizion afatgjatë dhe përfshin masa të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së inovacionit dhe integrimit në tregjet globale. Ky dokument reflekton një përkushtim të fortë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reformën strukturore në sektorin industrial.

    Serbia filloi me zhvillime të politikave industriale që nga viti 2011 dhe ka përditësuar strategjinë e saj për zhvillimin industrial në periudhën 2021–2030. Ky dokument synon të rrisë kapacitetin prodhues, të modernizojë sektorin përmes adoptimit të teknologjive të avancuara, dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve publik dhe privat, duke integruar masa që mbështesin inovacionin dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.

    Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës, veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja.

    Industria në recesion

    Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

    Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin. Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra./MONITOR

    politika industriale Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-zv.ministri shpërthen në gjykatë: Çështja ‘Sterilizimi’ është një montim politik, 19 vite paragjykim e mashtrim publik!

    May 21, 2025

    Operacioni Shqipëri-Itali/ Cilat janë bizneset e njohura që u sekuestruan nga SPAK

    May 21, 2025

    Mbeti jashtë Kuvendit/ Braimllari: Ps me garë të fortë. Humbja e opozitës dihej

    May 21, 2025

    Vr*ja e Ermir Dedjas/ Shokë dhe familjarë, policia merr në pyetje të afërmit e viktimës

    May 21, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.