Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Janar 2025

    VIDEO/ Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Kanadaja ekziston, por jo falë SHBA-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shqipëria e merr seriozisht mbrojtjen/ Jo vetëm “KAYO”, krijohen dhe tre shoqëri të tjera për prodhimin e armëve e pajisjeve ushtarake

    August 18, 2025

    Në vetëm tre ditët e para të muajit gusht 2025, janë regjistruar tre kompani të reja të mbrojtjes në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendase të armëve dhe pajisjeve taktike. TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL janë kompanitë e reja, të cilat kanë për shoqëri mëmë KAYO sh.a, kompania shtetërore e themeluar në vitin 2024 dhe e drejtuar nga Ardi Veliu.

    Trashëgimi industriale dhe strategjia e re

    KAYO ka trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzines së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzines Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Kjo lëvizje tregon seriozitetin e shtetit shqiptar për të krijuar një platformë prodhuese kombëtare për armë, municione dhe pajisje taktike.

    Kompania mëmë dhe bordi drejtues

    KAYO sh.a ka një kapital fillestar prej 150 milionë lekësh dhe një bord prej 7 anëtarësh: Ardi Veliu (administrator), Ida Malile, Gjergji Methoxha, Ermal Nufi, Aleks Marku, Ervin Feti dhe Grestian Poçi. Ky bord do të mbikëqyrë funksionimin e kompanive të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së mbrojtjes në vend.

    Objektivat e kompanive të reja

    • TIMAK DEFENCE
    – zotërohet 80% nga Arjeta Puca dhe 20% nga KAYO. Kompania do të prodhojë dhe përshtasë mjete motorike speciale që mund të pajisen me sisteme armësh, artileri, pajisje antidron dhe sisteme mbrojtjeje aktive, për përdorim nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë.
    • M.K.D -zotërohet 80% nga kompania MSSC e Emiljano Dusha dhe 20% nga KAYO. Objekt i saj është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, duke siguruar furnizim të ligjshëm për Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të sigurisë.
    • GUNA TACTICAL– zotërohet 51% nga KAYO dhe 49% nga MSSC. Kompania do të merret me projektimin, prodhimin, magazinimin, paketimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve, si për përdorim të brendshëm, ashtu edhe për klientë ndërkombëtarë.

    Hap i rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes

    Krijimi i këtyre kompanive shënon një fazë të re të prodhimit vendas të armëve dhe pajisjeve taktike, duke ofruar mundësi jo vetëm për sigurimin e forcave të armatosura dhe strukturave të sigurisë, por edhe për bashkëpunim dhe eksport ndërkombëtar.

    Me këto hapa Shqipëria duket se po krijon bazat e një industrie kombëtare të mbrojtjes që mund të rivalizojë në tregun rajonal.

    Radar.al

    kayo ushtarake Veliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Po shkëlqen në Angli, rregulli i FIFA-s i “djeg” transferimin e bujshëm në janar sulmuesit shqiptar

    January 23, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Janar 2025

    January 23, 2026

    VIDEO/ Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Kanadaja ekziston, por jo falë SHBA-së

    January 22, 2026

    Dialogu Kosovë-Serbi: Arrihet pajtim për funksionalizimin e Komisionit për personat e zhdukur

    January 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.