Site icon Informohu siç duhet

“Shqipëria dhe Kosova në rrezik”/ Eksperti Emanuel Bajra: Ja sa mund të shkojë çmimi i naftës

TIRANË– Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar probleme për shumë shtete përfshirë këtu edhe vendin tonë.

 Luhatja dhe çmimet në tregje kanë ndryshuar në mënyrë drastike, ku edhe Shqipëria është prekur nga rritja e çmimit të naftës.

 Për të folur mbi këtë temë në Radar.al ka qenë i ftuar së fundmi eksperti, Emanuel Bajra.

 Shqipëria dhe Kosova dy vende të vogla në dukje krahasuar me vendet europiane dhe sa mund ta përballojmë ne këtë luftë dhe kohëzgjatjen e saj?

Eksperti: Është shumë problematike për shqiptarët, për rajonin në përgjithësi, por jo vetëm edhe për Evropën, por në anën tjetër edhe për vendet e fuqishme dhe vendet aleate të Evropës dhe të shqiptarëve që është Turqia për shembull, që po ballafaqohet me një masë me në ngritje të inflacionit statosferik. Rrezik, ka disa rreziqe për ne, e para është sa kemi apetit, qeveritë tona sa kanë apetit për të ndihmuar nëse, për t ndihmuar konsumatorin shqiptar, nëse lufta prolongohet sepse parashikimet momentalisht nga tregu janë parashikikme të përditshme që janë shumë, kjo është shumë interesante të eksplorohet më tutje. Nuk dua ta zgjas tepër por ta thjeshtoj. Tregjet zakonisht bëjnë kalkulimet për një javë ose më së largu në fund të muajit. Tashmë është thyer kjo konventë, për 70-80 vite ke qenë “shkurt” ose “gjatë”. Është thyer ajo. Tashmë je në paparashikueshmëri. Unë e quaj pasiguri e shpërndarë gjithandej. Ti s’mund të bësh llogari vetëm për javën tjetër sesa do të jetë çmimi i naftës ose çmimi i bukës, tani duhet të bësh llogari të përorshme, sepse për çdo orë, çmimet po luhaten tepër shumë. Dhe është shumë problem për vendet si Shqipëria dhe Kosova ta kontrollojnë këtë mekanizëm, për shkak se nuk i kemi levat./Radar.al

Exit mobile version