SHKODËR– Qeveria shqiptare ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin e anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën më datë 8 korrik teksa shpëtoi dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës.
Postimi i Plotë:
PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni./Radar.al


