Site icon Informohu siç duhet

Shpëtoi Berishën nga gjyqet gjatë 1998/ Kush është Gjin Gjoni? Kandidat për deputet

Shpëtoi Berishën nga gjyqet gjatë 1998/ Kush është Gjin Gjoni? Kandidat për deputet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit sollën ndryshime në deget e Partisë Demokratike në Lezhë dhe Mirditë.

Kryetari i PD në Lezhë, ish-gjyqtari Gjin Gjoni mësohet se është dorëhequr nga posti që mbante prej muajit prill të vitit 2024, për tu bërë pjesë e gares së primareve për deputet, proces i cili pritet të mbahet në fillim të muajit mars.

Por ndonëse Gjin Gjoni dha dorëheqje mësohet se nuk do të ketë pasues në këtë post, pasi do të vijojë të jetë do të vijoje të jetë në rol organizativ brenda strukturave të PD-së në Lezhë.

Kujtojmë se dorëheqja është një detyrim statutor për të gjithë ata që synojnë të kandidojnë në primare dhe ky vendim u dha nga vetë kryedemokrati Berisha.

Kjo shënon herën e dytë që Gjin Gjoni tenton të kandidojë për deputet.

Në 2020, PD kur drejtohej nga Basha, Gjin Gjoni dha dorëheqjen si kreu i degës PD në Lezhë, për tu kandiduar për deputet, por në mënyrë indirekte ambasada amerikane reagoi duke bërë apel që të mos minohet demokracia.

Ish gjyqtari Gjin Gjoni do të mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht  shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar.

 

Exit mobile version