Një familje nga Kosova, së bashku me tre fëmijët, janë nxjerrë të sigurt pasi mbeten të izoluar nga reshjet e dendura të borës në rrugën rajonale Kullë–Rozhajë.
Sipas Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ndërhyrja u realizua më 18 mars 2026, pasi Policia e Kosovës në Pejë kërkoi ndihmë për evakuimin e disa qytetarëve të bllokuar në zonë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Ekipet e shpëtimit u angazhuan menjëherë, duke përdorur pajisje të specializuara malore, përfshirë motosaja, për të arritur tek familja. Pas verifikimit të gjendjes së tyre shëndetësore, ata u transportuan në mënyrë të sigurt drejt Pikës Kufitare në Kullë.
Gjatë operacionit, u asistuan edhe persona të tjerë të mbetur në rrugë. Ndër ta ishte një drejtues kamioni nga Mali i Zi, i cili, për shkak të problemeve shëndetësore, u shoqërua deri në kufi dhe iu dorëzua autoriteteve përkatëse.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë dhe shërbimet zjarrfikëse në Pejë, duke mundësuar një reagim të koordinuar në terren.
