Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shpërthimi i karburantit në Romë, dyshohet për gabim njerëzor

    July 5, 2025
    Shpërthimi i karburantit në Romë, dyshohet për gabim njerëzor

    Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar, përfshirë 12 oficerë policie dhe gjashtë zjarrfikës, thanë autoritetet italiane.

    Fillimisht një erë e fortë dhe e dallueshme gazi. Pastaj flakët, një shpërthim dhe më pas një tjetër. “Një top zjarri”, siç e përshkruan dëshmitarët, ka përfshirë qiellin mbi rrugën via dei Gordiani, në periferi lindore të Romës, mëngjesin e djeshëm.

    Rrëfimi i atyre minutave përmblidhet në informacionin e parë që prokurorët kanë marrë nga hetuesit në terren: një rindërtim fillestar, ende i pjesshëm, por i dobishëm për të nisur hetimet dhe për të fiksuar rendin e ngjarjeve. Prej aty ka nisur hetimi. Dosja është ende pa të dyshuar. Për momentin, hipotezat janë për “katastrofë nga pakujdesia” dhe “lëndime të rënda”.

    Sipas të dhënave paraprake, rrjedhja e gazit mendohet të ketë ndodhur gjatë operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit të GPL-së (gazit të lëngshëm të naftës). Mendohet se ka pasur një gabim njerëzor, ndoshta një përplasje e cisternës me një pompë ose tub. Dhe diçka në sistemet e sigurisë nuk ka funksionuar siç duhet.

    Për të kuptuar çfarë ka ndodhur, janë angazhuar të gjitha repartet hetimore të Romës: policia kriminale, karabinierët e NOE-s (Njësia për Mjedisin), prokurorët nën drejtimin e zëvendësprokurorit Giovanni Conzo, inspektorët e punës, policia bashkiake, zjarrfikësit dhe ekspertët e agjencisë ARPA për mbrojtjen e mjedisit. Aktualisht, ata kanë rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe kanë formuluar hipotezat e para, duke nisur nga historia e stacionit të karburantit.

    Impianti, aktiv prej kohësh në një zonë rezidenciale, ishte i hapur. Sipas kontrolleve të para, çdo gjë rezultonte në rregull. Shoferi Mauro Bagaglini, tani i shtruar në gjendje të rëndë, ka kaluar shumicën e 57 viteve të jetës së tij duke drejtuar kamionë dhe cisterna për transport karburantesh. Të enjten në mëngjes, pak para orës 8:00, ai mbërriti në stacionin e karburantit të administruar nga Eco Gasauto srl, një kompani e themeluar në vitin 2005 dhe aktualisht drejtuar nga një administrator i vetëm 91-vjeçar. Kompania menaxhon gjithashtu një stacion tjetër në Guidonia Montecelio, afër Romës, dhe tre të tjerë në kryeqytet. Një impiant i katërt ishte mbyllur para disa vitesh. Koncesionar ekskluziv i gazit GPL Enilive, kompania nuk kishte pasur asnjë incident të regjistruar – deri dje.

    Tani hetuesit po përqendrohen te manovrat e shoferit – një profesionist që furnizonte një kompani me 20 vite eksperiencë në shpërndarjen e karburanteve. Disa dëshmitarë thonë se cisterna është përplasur me kolonën e gazit, por kjo rrethanë duhet ende verifikuar. Ajo që është e sigurt, është se një re e bardhë ka paraprirë shpërthimin. Ky tym i lehtë tregon se gjithçka ka nisur nga një rrjedhje gazi. “Dikush bërtiti: ‘Ul levën!’”, kujton një dëshmitar. Sistemi i sigurisë është dashur të ndalte rrjedhjen – por nuk e bëri, ose nuk mjaftoi. Alarmi u dha vetëm pasi gazi u shpërnda: kur era e fortë arriti deri te banesat përreth, banorët telefonuan shërbimet e emergjencës. Thirrja e parë për zjarrfikësit, për rrjedhje gazi, mbërriti në orën 08:00. Gjashtë minuta më vonë ishte tashmë tepër vonë: “Isha në ballkon, pashë shpërthimin e parë dhe kontrollova orën: ishte 08:06”, kujton djali i Alessandro Fois, personi që filmoi me celular momentin e shpërthimit të dytë.

    Sipas informacioneve, shpërthimi i dytë ka ndodhur pas orës 08:12, kur një patrullë policie njoftoi për deflagrimin e parë. Me shumë gjasa ndodhi në 08:21 – në atë orë, shpërthimi ndaloi edhe orët e murit në shtëpitë përreth. Flakët përfshinë gjithë zonën e pikës së karburantit, duke e shkatërruar plotësisht.

    Të plagosurit janë të shumtë dhe verifikimet janë në vazhdim. “Stacioni ishte në gjendje katastrofike, me tuba gazi të ekspozuar dhe me erë të fortë prej javësh”, denoncojnë tani disa banorë të zonës. Flitet edhe për sinjalizime të mëparshme, por në arkiva nuk ka gjurmë. Menaxherët përshkruhen si “të paqasshëm, të pasjellshëm” me ata që shprehnin shqetësime për sigurinë. “Gjithçka është ende nën hetim”, përsërisin hetuesit. Po hetohet jo vetëm mbi dinamikën, por edhe mbi gjendjen e impiantit dhe cisternës, si dhe respektimi i rregullave të sigurisë në vendin e punës. Ndërkohë priten rezultatet e analizave të ARPA-s për të kuptuar nëse ka rrezik për shëndetin publik.

    dyshohet për gabim njerëzor Shpërthimi i karburantit në Romë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.