Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, në pranga 57-vjeçari (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shpërthimi i Ebola-s në Kongo merr përmasa alarmante, 131 vi*tima dhe qindra raste të dyshuara

    May 19, 2026

    KONGO-Të paktën 131 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa janë raportuar mbi 513 raste të dyshuara, sipas autoriteteve lokale dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetit.

    Zyrtarët kongolezë bëjnë me dije se rastet po përhapen në zona të reja, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të situatës shëndetësore në rajon.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare, ndërsa paralajmëron se numri real i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se ai i raportuar deri tani.
    Virusi aktual i Ebola-s është lloji Bundibugyo, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar.

    Rastet janë identifikuar në disa zona të Kongos lindore, përfshirë Nyakunde, Butembo dhe qytetin e Gomës, ndërsa dy raste të konfirmuara dhe një viktimë janë raportuar edhe në Ugandë. Mes të infektuarve ndodhet edhe një mjek amerikan, Peter Stafford, i cili u ekspozua ndaj virusit gjatë trajtimit të pacientëve në Kongo. Ai pritet të dërgohet në Gjermani për trajtim të specializuar.

    Dy mjekë të tjerë të ekspozuar ndaj virusit, përfshirë bashkëshorten e tij, ndodhen në karantinë dhe nuk kanë shfaqur simptoma.

    Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë bërë të ditur se po monitorojnë situatën dhe po organizojnë evakuimin e sigurt të disa qytetarëve amerikanë të ekspozuar ndaj virusit.

    SHBA ka vendosur gjithashtu kufizime të reja hyrjeje për personat që kanë udhëtuar së fundmi në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë dhe Sudanin e Jugut.

    OBSH paralajmëron se ekziston rrezik i konsiderueshëm për përhapje lokale dhe rajonale të virusit, ndërsa u ka kërkuar vendeve fqinje të forcojnë kontrollet kufitare dhe gatishmërinë në sistemet shëndetësore. mEkspertët kujtojnë se Ebola transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar, ndërsa simptomat shfaqen zakonisht brenda dy deri në 21 ditësh pas ekspozimit./BBC/Radar.al

    Ebola Organizata Botërore e Shëndetësisë Republika Demokratike e Kongos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    July 21, 2026

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    July 21, 2026

    Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, në pranga 57-vjeçari (EMRI)

    July 21, 2026

    Tritol në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, policia heton pistën e një mesazhi kërcënues

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.