Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor për sot, 20 maj 2025

    Ankimimet në KQZ, reagon Rama: Mos hidhni hije mbi punën e numëruesve

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni në bazën ushtarake ruse

    April 23, 2025
    Demo

    RUSI– Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.

    Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.

    “Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.

    “Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese… sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.

    Në rajonin Kirzhach – i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus – u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.

    Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.

    Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell. Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin. Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit./REL

    depo municioni Shperthim në bazën ushtarake ruse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor për sot, 20 maj 2025

    May 20, 2025

    Ankimimet në KQZ, reagon Rama: Mos hidhni hije mbi punën e numëruesve

    May 20, 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    May 20, 2025

    Tronditet Durrësi. Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.