Site icon Informohu siç duhet

Shpërthim i fuqishëm në Mamaj të Tepelenë/ Dy të rinj në gjendje kritike, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në fshatin Mamaj, në Tepelenë, duke lënë të plagosur rëndë dy persona, përkatësisht 28 dhe 36 vjeç. Lënda plasëse që shkaktoi shpërthimin ende nuk është identifikuar.

Të plagosurit u dërguan fillimisht në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, por për shkak të gjendjes kritike u transportuan me urgjencë drejt Tiranë për trajtim më të specializuar.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Exit mobile version