ROMË– Dhjetëra persona, përfshirë 9 oficerë policie, u plagosën mesditën e kësaj të premteje në Romë si pasojë e shpërthimit të një stacioni benzine në lindje të kryeqytetit.
Shëpërthimi u ndje pothuajse në të gjithë qytetin, tha selia e policisë për AFP. Një zjarrfikës u plagos gjithashtu, shkroi policia në X, ndërsa ekipe të shumta po punonin për të shuar zjarrin që shpërtheu pas shpërthimit pak pas orës 8 të mëngjesit.
Sipas raportimeve të medias, një shpërthim i parë ndodhi në shpërndarësin e benzinës dhe LPG pak para orës 8:20 të mëngjesit, duke nxitur ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve. Një shpërthim i dytë, më i fuqishëm, ndodhi disa minuta më vonë, duke plagosur njerëzit në vendngjarje. Asnjë prej personave nuk u plagos rëndë, sipas të njëjtit burim./TG24/Radar.al


