Site icon Informohu siç duhet

Shpërthen Olsi Jazenxhi: Shqipëria si Venezuela, po na vidhet nafta nga Amerika

TIRANË– Arrestimi i udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga Amerika, ka ngjallur debat në mbarë botën.

Për të folur për këtë çështje në Radar.al ka qenë i ftuar studiuesi Olsi Jaznexhi. Lidhur me çështjen e Maduros në Venezuelë, Jazenxhi ka bërë edhe nëj krahasim me Shqipërinë sesi këtu vidhet nafta dhe kompania kanadeze nuk paguan asnjë taksë.

“Situata në Venezuelë deri në 1999 është pak a shumë si në Shqipëri nga viti 2004-2026 ku ne shqiptarët edhe pse jemi një popull që flejmë mbi naftë. Nafta jonë vidhet nga kompania kanadeze, amerikane Bankers Petroleum dhe shqiptarët nuk marrin as taksa nga kjo kompani banidësh amerikanë. Pasi Maduro vazhdoi të rezistojë t’i shesi apo t’i fali pasuritë kombëtare vendit të vet sikur ja ka falë Edi Rama ishullin e Sazanit dhëndrit të Trump-it. Apo si qeveria e Fatos Nanos si dhe e Berishës, por edhe e Ramës, vazhdojnë t’ia falin naftën e Shqipërisë amerikanëve, Nicolas Maduro si një patriot venezuelian, një Marksist-Leninist i vërtetë refuzonte publikisht çfarëdo lloj kërcënimi që administrate Trump bënte kundër tij.”-u shpreh Jazenxhi./Radar.al 

Exit mobile version