Site icon Informohu siç duhet

Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy efektivë të Policia e Shtetit në Dibër, pasi dyshohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Dy efektivët e pezulluar janë punonjës pranë Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë.

Hetimi lidhet me ngjarjen e 10 marsit 2026 në Bulqizë, ku gjatë një sherri me thika mbetën të plagosur rëndë tre persona.

Sipas AMP-së, nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësit e policisë nuk kanë përmbushur detyrat funksionale në zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë.

Exit mobile version