TIRANË– Moderatorja e mirënjohur Arbana Osmani ka reaguar mëngjesin e sotëm për lajmin e hidhur që transmetuan sot mediat në Maqedoninë e Veriut në lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi.
Artisti ka humbur jetën në Itali në moshën 40-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Arbana në Instastory shkruan: Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat.”-shkruan Arbana./Radar.al
