LUSHNJE– “Blutë” e Lushnje kanë shpallur në kërkim një avokate e cila identifikohet si Klotilda Kola., 59 vjeç pasi është raportuar se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit disa personave.
Bazuar në njoftimin e policisë bëhet me dije se po punohet për kapjen e kësaj shtetasje.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Radar.al

