Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e KZAZ-ve, ku PS e PD do të kenë nga dy secila.
Sakaq bëhet me dije se PSD e Tom Doshit dhe PL e Ilir Metës do të kenë nga një komisioner.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e partive politike që do të administrojnë votat e shqiptarëve në 11 prill.
Sipas vendimit, nga dy anëtarë do të propozojnë partitë e mëdha, PS-ja dhe PD-ja, ndërsa nga një anëtar do të kenë të drejtë të propozojnë PL-ja e Ilir Metës dhe PSD-ja e Tom Doshit.
Ndërsa anëtari i shtatë në 93 KZAZ, u nda me short.
A2CNN raporton se partitë politike nuk ishin të pranishme për të ndjekur shortin, pasi debatin e kishin bërë me letra.
Kjo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor ku të drejtën për të propozuar komisioner e kanë partitë e para të shumicës dhe opozitës parlamentare.
Ndërsa partitë e dyta të shumicës dhe opozitës parlamentare; dhe sipas informacionit që Kuvendi kishte dërguar KQZ, Tom Doshin e klasifikoi si opozitë e jo parti aleate në të PS-së.
Më tej mësohet se kreu I KQZ-së Ilirjan Celibashi nuk mori për bazë shkresën e Spiropalit, por mënyrën se si kanë votuar në parlament deputetët e Doshit nga ku rezultoi se ata kanë qenë në unison ne maxhorancën socialiste.
Kësisoj, socialistët nuk mundën të merrnin të vetëm 3 anëtarëtët e KZAZ që i takonin shumicës parlamentare duke i ndarë ata me aletatin Tom Doshi.


