Një ngjarje shokuese ka ndodhur në kryeqytet ku mësohet se një 37-vjeçar tentoi të futej me forcë në makinën që drejtonte bashkëshortja e tij.
Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi M. H., 37 vjeç i ka thyer xhamin e makinës gruas së tij.
Policia ka vënë në pranga shtetasin në fjalë.
“M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të futet me forcë në automjetin që drejtonte bashkëshortja e tij, si dhe i ka dëmtuar asaj xhamin e automjetit” njofton policia.

