Një ngjarje aspak normale është regjistruar në Lushnje, ku dy persona janë vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se dy të rinj 23-vjeçar, të dy bashkëshortët burrë dhe grua pasi kanë filmuar video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç i kanë publikuar në rrjetet sociale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.