Site icon Informohu siç duhet

Shokuese: I nxehti ekstrem në Europë u mori jetën 100 mijë personave

Shokuese: I nxehti ekstrem në Europë u mori jetën 100 mijë personave

Shifrat kanë dëshmuar se 100 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në 35 vende evropiane në periudhën kohore 2022-2023.

Referuar statistikave të nxjerra së fundmi, Evropa është zona e planetit që ngrohet më tepër, ku përtej vapës, kanë qenë në rritje dhe fenomene të tjera të meteorologjisë, përmbytjet.

Nga viti 2020, katër prej 5 viteve konsiderohen si ndër më të nxehtët të regjistruar ndonjëherë dhe përllogaritet se brenda vitit 2030, 80% e evropianëve do të jetojnë në zona urbane, duke shkaktuar dhe një rritje të rrisqeve.

Rrisqet lidhen kryesisht me shëndetin e njeriut, që shoqërohen me sëmundje respiratore, valë të nxehti, infeksione, shqetësime mendore.

Në lidhje me këtë situatë, OBSH për Evropën ka ngritur një komision të posaçëm mbi klimën e shëndetin publik, e cila synon të transformojë politikat shëndetësore për t’u përballur me kërcënimet mjedisore më të rënda.

LEXO EDHE: 

Shtyhet sërish seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Ja kur do të zhvillohet gjyqi i radhës

Shqipëria abstenon në rezolutën e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në Gaza

Vijojnë përplasjet te Urdhri i Psikologëve! Treska kyç zyrën, Laboviti kundërshton

 

 

 

 

Exit mobile version