Site icon Informohu siç duhet

Shokuese/ Alpinisti sulmohet për vd*kje nga ariu në mes të pyllit

Shokuese/ Alpinisti sulmohet për vd*kje nga ariu në mes të pyllit

Një ngjarje shokuese ka tronditur së fundmi opinionin publik pasi një alpinist është sulmuar për vdekje nga një ari, në Greqi.

Mediat greke raportojnë se viktima ka qenë së bashku me shokun e tij Dhimitris Kioroglou i cili për fije të perit arriti të shpëtojë duke vrapuar dhe u ngjit në një pemë.

Dhimitris, i vetmi që i mbijetoi ngjarjes, ka rrëfyer për mediat greke momentet e frikshme të sulmit. Ai tregoi se së bashku me mikun e tij, Christos, po ktheheshin drejt makinave kur papritur ndodhi incidenti.

“Christos ishte pak para meje, pranë buzës së greminës, kur më thirri të shikoja një ari. Pashë një ari të madh ngjyrë kafe vetëm 2-3 metra para meje. Qeni im reagoi dhe ma dha kohën e mjaftueshme për të përdorur sprejin me piper. Ariu u largua, por më pas shkoi drejt Christos, e goditi dhe ai ra në greminë,” rrëfen ai.

Ekipet e shpëtimit e gjetën Christosin pa ndjenja. Por pavarësisht kësaj u realizua transportimi i tij me helikopter në aeroportin e Krisoupolis e pastaj për në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, pa sukses pasi u konstatua vdekja e tij.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në mbarë vendin, jo vetëm nga publiku i tronditur, por edhe nga organizatat mjedisore dhe ambientalistët, të cilët kërkojnë më shumë vëmendje dhe masa në zonat ku jetojnë kafshë të egra.

LEXO EDHE: 

Alimehmeti, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës? Demokrati zbulon të vërtetën

Sulmi me 10 viktima në shkollën austriake, mes tyre dhe 13-vjeçarja nga Kosova

 

 

Exit mobile version