Site icon Informohu siç duhet

Shokët e Martinit në lot e të heshtur, trajneri: Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri, ktheni kurrizin

Pasditja e të hënës do duhej ta gjente bashkë me shokët e skuadrës së Dinamos Martinin.

Sot ai kishte takimin e stërvitjes, por për fat të keq jeta dhe ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes pasi goditjet e thikës i morën jetën.

Shokët e skuadrës janë mbledhur këtë pasdite bashkë me trajnerin e tyre, por lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit. Ata nuk kanë mundur ta kryejnë stërvitjen, por kanë qëndruar të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur.

“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, dëgjohet t’u thotë trajneri.

Exit mobile version