BERAT
Është shmangur rreziku për djegien e banesave si pasojë e zjarreve në fshatin Velçan, Bashkia Berat. Ministria e Mbrojtjes njofton se pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse dhe mjeteve ajrore që prej mesditës së sotme, është bërë i mundur izolimi i vatrave që janë ende aktive në zonë.
Në terren ndodhen efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.
Radar.al


