Site icon Informohu siç duhet

Shkundje në Polici/ Shkarkime dhe emërime të reja në Lezhë, Dibër dhe Kamëz

Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë/ Ilir Proda: Ishin burimi kryesor i ngjarjeve kriminale

Pas një procesi vlerësimi të performancës të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Altin Mena, si dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin “performancë e dobët”.

Procesi i vlerësimit do të vijojë edhe në drejtoritë e tjera vendore të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Proda ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv.drejtorin për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka.

Me të njëjtin motivacion janë shkarkuar gjithashtu nga detyra:
• Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi
• Shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi

Sa i përket lëvizjeve të reja:
• Altin Mena është emëruar zv.drejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës
• Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër
• Mariglen Duçi emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës
• Besmir Dervishi emërohet shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë

Po ashtu:
• Ervis Gjoshi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër
• Sentilian Ndreu emërohet përkohësisht shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë

Exit mobile version