Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë në brigjet jugperëndimore të ishullit të Kretës, pranë zonës së Paleochoras në Hania.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 47 kilometra larg Paleochoras, ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 20.6 kilometra.
Mediat greke bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale deri në këto momente.


