GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. GREQI-Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter. Ndërsa bazuasr në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.
Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra. Mediat vendase raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.
Ndërkohë ende s’ka informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të plagosur./Radar.al