Site icon Informohu siç duhet

Shkrumbohet një kamion në Bypass-in e Vlorës, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

VLORË– Një incident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e By-Passit të Vlorës, ku një kamion u përfshi nga flakët ndërsa ishte ende në lëvizje.

Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e zjarrit.

Megjithëse u ndërhy menjëherë, mjeti u shkrumbua pothuajse totalisht duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht drejtuesi i kamionit arriti të braktisë kabinën përpara se situata të bëhej fatale. Ky reagim i shpejtë bëri që ngjarja të mbyllej pa lëndime në njerëz./Radar.al

Exit mobile version