Tottenham është duke fituar në shtëpi 1-0 ndaj Burnley, në ndeshjen e parë për të dy ekipet për sezonin e ri. Vendasit gjetën avantazhin, me Richarlison, i cili shënoi pas një aksioni të bukur.
Por, para se të vinte goli, në minutën e 4-të, u zbatua rregulli i ri për herë të parë në Premier League. Nësë portieri mban topin më shumë se 8 sekonda, jepet goditje këndi për kundërshtarin.
Portieri i Burnley-t, Martin Dubravka, e mbajti topin për më shumë se 8 sekonda dhe arbitri dha goditje këndi për Tottenham. Rregulli i ri i vendosur për këtë sezon, aplikohet që në javën e parë.
Përsa i përket sulmuesit të Kombëtares tonë, Armando Broja, ai nuk është rumbulluar fare për takimin e sotëm.


