Site icon Informohu siç duhet

Shembja e çatisë së klubit të natës, shkon në 113 numri i vi*timave

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së çatisë së një klubi nate në Santo Domingo, Republika Domenikane. Mes viktimave janë edhe dy ish-lojtarët e basketbollit të Major League.

Ndërkohë të paktën 155 persona kanë mbetur të plagosur. Në klubin ikonë të natës ishim më shumë se 300 persona.

Çatia u shemb rreth orës 1:00, mëngjesin e së martës gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij.

Nuk dihet ende shkaku që çoi shembjen e çatisë. Mëngjesin e kësaj të mërkure familjarët e personave të mbetur nën rrënoja u mblodhën në vendin ku u shënua ngjarja tragjike me shpresën që të afërmit e tyre të nxirren të gjallë.

Exit mobile version