SPANJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën malore të Astun në Spanjë, një vend në të cilin bëhet ski.
Teleferiku i cili ndodhet në vargmalin malor të Pirenejeve në kufi me Francën është shkëputur ku raportohet se kanë mbetur të lënduar 30 persona, mes tyre 9 janë në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas kanalit shtetëros spanjoll TVE 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.
Kryqi i Kuq spanjoll tha se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar të mbështetjes për jetën dhe 11 automjete të tjera të specializuara./Radar.al


