Shkëndija e Tetovës ka dhuruar spektakël në Shkup, duke mundur kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të “Play Off”-it të Europa League.
Sfida nisi me avantazhin e bullgarëve në minutën e 17’ me golin e Duarte, por kuqezinjtë reaguan fuqishëm. Liridon Latifi barazoi në minutën e 35’, ndërsa kapiteni Besart Ibraimi, në moshën 38-vjeçare, vulosi përmbysjen në të 60’ pas një aksioni të bukur me Latifin.
Në minutat e fundit Shkëndija administroi lojën me përvojë dhe ruajti avantazhin, duke marrë një fitore me peshë të madhe.
Skuadra e trajnerit Beqiri është tashmë vetëm një hap larg grupeve të Europa League, ndërsa ka të siguruar kualifikimin minimal në Conference League. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bullgari.
Rezultati final:
Shkëndija 2-1 Ludogorets
Latifi 35’, Ibraimi 60’ / Duarte 17’


