Gazetarja Ola Bruko, pak ditë më parë bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti.
Mes komenteve pozitive, nuk munguan as kritkat për këtë lidhje.
Gazetarja zgjodhi njërën prej tyre, për ta bërë publike dhe për t’iu përgjigjur përmes tij të gjithë atyre që e dinë të bëjnë gjyqin publik të cilët përmendin dhe fëmijët.
“Ky që shikoni këtu është një nga komentet e poshtra që shkruhen lart e poshtë! E kam thënë edhe më parë se në moshën që jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë njerëzit për mua. E di mirë që disa të duan e shumica të urrejnë, por edhe ata që nuk kanë asnjërën nga këto ndjenja, parapëlqejnë të të bëjnë gjyqin në publik nga pellgu i tyre i mëkateve të mëdha, se ndoshta kjo i bën të ndjehen më pak fajtorë.
Të ishte për veten, as do e merrja mundimin të reagoja, por kur bëhet fjalë për fëmijët e mi mund t’ju nxjerr sytë të gjithëve për idiotësirat që flisni duke i futur edhe ata në vorbullën e keqdashësise tuaj.
Juve që ju intereson kaq shumë jeta private e një njeriu si unë qe e njihni vetëm nga ekrani e nuk e keni as në familje, as në farefis e as në shoqëri, që duhet ta kishit komentuar vetëm për punën e saj e për asgjë tjetër, po ju sqaroj njëherë e mirë, se çfarë ndodhi me familjen time nuk kam ndërmend t’jua them juve!
Unë dhe ish-bashkëshorti im kemi sot nje marrëdhënie normale dhe kemi qenë dhe do jemi derisa të kemi frymë për fëmijët tanë. Ata janë jeta jonë! Mos guxoni më të përmendni dhe të merreni me fëmijët, sepse secili nga ju do përballet me ne në gjykatë!”, shkruan Bruko.
