Site icon Informohu siç duhet

Shkarkimi i Veliajt/ Këshilltarja e PD: Ligji e lejon të jetë këtu, ai është gjallë dhe duhet të vinte në seancë

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali, komentoi mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën ku pritej votimi për shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak.

Zhulali theksoi se Veliaj është gjallë dhe ligji i jep mundësinë të marrë pjesë, duke nënvizuar se ai duhet të ishte prezent në sallë. Ajo gjithashtu u shpreh se po ndihet e kënaqur që kryebashkiaku po përballet me pasojat e veprimeve të tij gjatë këtyre viteve.

“Erion Veliaj është gjallë dhe ligji ia lejon të jetë këtu. Unë jam e kënaqur që ai po përjeton pasojat e veprimeve që ka bërë vetë gjatë këtyre viteve, këtë situatë që sot ju po e përballni,” tha Zhulali.

Exit mobile version