Site icon Informohu siç duhet

Shkarkimi i Prodës/ 14 kandidatë garojnë për kreun e Policisë së Shtetit (EMRAT)

Afati për dorëzimin e aplikimeve për drejtimin e Policisë së Shtetit mbyllet këtë të mërkurë, me 14 kandidatë që synojnë postin e lartë me mandat 5-vjeçar.

Në garë janë figura të njohura të policisë shqiptare, si Tonin Vocaj, ish-nëndrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i Drejtorisë së Tiranës, apo Lorenc Panganika, i cili ka drejtuar disa drejtorive rajonale. Ndër kandidatët është edhe Idajet Faskaj, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe Pëllumb Seferi, kryepolici aktual i Fierit.

Në listë gjenden gjithashtu emra si Skënder Hitaj, Afrim Tafa (kreu i Policisë së Durrësit), Elidon Çela (kryepolici aktual i Vlorës) dhe ish-kryepolici i Vlorës, Gentian Shehaj.

Lista e plotë e kandidatëve:

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj

Zgjedhja e kreut të ri të Policisë së Shtetit pritet të jetë një moment kyç, duke pasur parasysh sfidat e mëdha të sigurisë dhe pritshmëritë për reforma të thella në strukturat e policisë.

Exit mobile version