Site icon Informohu siç duhet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit, emërohet kreu i ri

Gardiani kërcënon me jetë të burgosurin në Durrës (DETAJE)

Pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një “spastrimin” të plotë në drejtimin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Nga detyra është shkarkuar drejtori i burgut, Indrit Cërloj, së bashku me të gjithë zinxhirin komandues, ndërsa në krye të institucionit është emëruar Edmond Llabani si drejtor i komanduar.

Vendimi vjen pas dyshimeve serioze për dështim të rëndë të protokolleve të sigurisë, që çuan në arratisjen e një personi të akuzuar për katër vrasje.

Përveç drejtorit, nga detyra janë shkarkuar edhe:
Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë
Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar)
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor

Aulon Quku – Kryeinfermier
Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve
Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve

Burime zyrtare bëjnë me dije se paralelisht me shkarkimet, ka nisur edhe një hetim i brendshëm disiplinor dhe penal, për të përcaktuar nëse arratisja ishte rezultat i neglizhencës apo i një bashkëpunimi të qëllimshëm.

Arratisja e Altin Ndocit ka tronditur rëndë sistemin penitenciar dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë, korrupsionin dhe funksionimin e burgjeve në Shqipëri.

Exit mobile version