Site icon Informohu siç duhet

Shkarkimet masive në DASH, Yuri Kim shfaqet në protestë para godinës së Departamentit të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndërmarrë një valë shkarkimesh masive, duke larguar nga puna mbi 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të DASH, i cituar nga Associated Press nën kushte anonimiteti, janë dërguar njoftime për shkarkim ndaj 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbenin brenda territorit të SHBA-së.

Shkarkimet, që lidhen me akuza për paaftësi ose për lidhje të dyshuara me struktura që kanë ndikuar në politikat e brendshme të Departamentit, kanë shkaktuar protesta para godinës së DASH-it në Uashington.

Në mesin e protestuesve është parë edhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Pamjet e publikuara nga “Reuters” e tregojnë atë duke marrë pjesë në protestë, në shenjë solidariteti me të larguarit.

Deri më tani nuk ka një koment zyrtar nga vetë Kim për pjesëmarrjen e saj apo për shkarkimet në fjalë. Protesta pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa vendimi i Departamentit po shkakton reagime të shumta në opinionin diplomatik dhe publik në SHBA.

Exit mobile version