Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

    Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek pengmarrja disa vite më parë. Profili i Refik Buzit

    Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 16-vjeçari në Tiranës. Sekuestrohen 300 doza lëndë narkotike

    July 24, 2026
    Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 16-vjeçari në Tiranës. Sekuestrohen 300 doza lëndë narkotike

    Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

    I riu u kap në rrugën “Jordan Misja” dhe gjatë kontrollit fizik blutë gjetën sasi kokaini dhe kanabisi, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë. 

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hideaway”.         

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas i mitur, 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.     

    Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit të vendit ku ai u konstatua, në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në mbi 300 doza për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave dhe 2 celularë.    

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me qëllim dokumentimin e plotë të saj”, njoftoi sot policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    arrestohet 16-vjeçari në Tiranës Operacioni i koduar "Hideaway" Shiste kokainë dhe kanabis
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

    July 24, 2026

    Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek pengmarrja disa vite më parë. Profili i Refik Buzit

    July 24, 2026

    Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

    July 24, 2026

    Rama: Njerëzit më parë thoshin “ka edhe më keq!” Tani thonë “ka edhe më mirë”

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.