Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Video në “TikTok” me fjalor banal nga i mituri/ Prokuroria jep pretencën për babain dhe gjyshen

    April 12, 2025
    Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/ Prokuroria jep pretencën për babain dhe gjyshen

    BERAT– Prokuroria e Beratit ka kërkuar 3 dhe 2 vite burg për të atin dhe gjyshen e djalit 10-vjeçar, videot e të cilit në rrjetet sociale duke përdorur fjalor banal u bënë publike.

    “Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’,”- thuhet në njoftim.

    Njoftimi i prokurorisë:

    Keqtrajtuan djalin dhe nipin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale, Prokuroria Berat kërkon 3 dhe 2 vite burg për babain dhe gjyshen

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkon deklarimin fajtor të shtetasve A.K. dhe N.R. për kryerjen e veprës poenale ‘keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal

    Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim.

    Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

    Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

    Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si./Radar.al 

    Shtynin 10-vjeçarin të bëjë video për “Tik Tok” me fjalor banal, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet, çon në gjyq të atin dhe gjyshen

    Zbulohet “skenografia” e PS në çeljen e fushatës, ‘krijohen’ 12 yjet në flamurin e BE

    “Për hajër”/ Rama ndan videon teksa vesh atletet me numrin 5: Fillon maratona

    Asnjë logo e PS/ Sheshi mbushet me flamujt e Shqipërisë dhe BE

    “Tirana, motori i zhvillimit të Shqipërisë”/Manastirliu: Çdo shqiptar e ka bërë zgjedhjen

    Lezha ‘shkëlqen’ me Lahutën e Malësisë dhe poezinë së Fishtës, Manja kërkon 4 mandate

    Shalsi nga fushata e PS: Rama ka çuar ujësjellësin edhe në Viçidol të Tropojës

    Nga suksesi në Dibër me rrugën e Arbrit/ Balluku: Në Fier do marrim 11 mandate

    “Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’

    “Sot nis e përpjeta e fundit drejt Evropës”, Rama: Ta fitojmë bastin historik për Shqipërinë në BE

    Rama sulmon opozitën: S’do humbasim për mustaqet e Kujtim Gjuzit

    Berat Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.