Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Shfajësohet” Xhevdet Plaku: Armën e gjetën në çantën time por nuk është e imja

    June 12, 2025
    "Shfajësohet" Xhevdet Plaku: Armën e gjetën në çantën time por nuk është e imja

    Së fundmi është zbardhur dëshmia e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Xhevdet Plaku, i cili u vu në pranga policia e Durrësit, teksa drekonte në një restorant luksoz, në Gjirin e Lalëzit.

    Ora News raporton se Plaku ishte arratisur nga burgu në Itali dhe arriti të hynte teritorin Shqiptar, ku qëndronte mjaft i qetë mes personave me precedent penale dhe të armatosur, duke konsumuar dreka e darka së bashku në ristorante luksoze.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij ku Plaku qëndronte me qera, policia sekuestroi dy blloqe shënimesh, përmpajtja e të cilave ende nuk dihet, 1470 euro dhe 4 aparate telefoni.

    Po ashtu në momentin e arretsimit nga efektivët e policisë, Plakut i është kapur një pistoletë prodhim amerikan “SigSauerP320 M17”, të cilin ai e mbante me vete në çantën e tij personale.

    Por në dëshminë e dhënë para hetuesve ai ka shpjegur duke gënjyer grupin e hetimit se pistoleta nuk i përkiste atij, por një personi tjetër me nofkën “Çoli”.

    Në rrëfimin e tij, Xhevdet Plaku ka treguar se:

    ”…nuk kam pasur armë me vete dhe nuk kam pasur dijeni që ndonjëri nga personat që ndodheshin në shoqërinë e time në tavlinë, kishte armë zjarri ose ishin në kërkim nga policia. Nga personat e pranishëm në lokal njoh vetëm Voltan Xhanin dhe vëllain e tij, me emrin Gert Xhani, si dhe një tjetër person që e thërrisnin “Çoli”, emrin e të cilit nuk e di. Të tjerët nuk i njoh dhe nuk kam pasur ndonjë lidhje me ta…”.

    Më tej Xhevdet Plaku e pohon se arma u gjet në çantën e tij por sërish këmbëngul se nuk I përket atij.

    “…është e vërtetë që arma u gjet në çantën time, por ajo nuk më përket mua. Pasi pak para mbërritjes së policisë, personi i njohur me emrin “Çoli”, ma ka dorëzuar pistoletën duke më thënë: “…mbaje pak te çanta….”. Unë e futa brenda pa ditur për pasojat…”.

    Sipas tij, këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë personi që njihet me nofkën “Çoli”, përpara punonjësve të policisë në momentin kur arma është gjetur gjatë kontrollit.

    Ndërkohë lidhur me gjetjen e dy aparateve celularë në çantën e tij dhe katër të tjerëve në banesën familjare, Xhevdet Plaku, deklaroi se telefonin që kishte me vete nuk e di si hapet, pasi nuk e njeh kodin.

    Ndërsa për sendet e tjera të gjetura në banesën e prindërve të tij ka deklaruar se nuk është në dijeni, pasi prej rreth gjashtë vitesh nuk ka shkuar në atë banesë, për shkak se ka qenë rezident në Itali.

     

    armë arrestim deshmia duke ngrene krudo Xhevdet Plaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    December 7, 2025

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    December 7, 2025

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    December 7, 2025

    Ernest Muçi në super formë, realizon dopietë dhe shkëlqen sërish me Trabzonspor

    December 7, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Parashikimi i horoskopit 7 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Çiftet e zodiakut që nuk funksionojnë kurrë, lista e astrologëve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.