Një debat mes dy të moshuarve gjatë një loje dominoje ka degjeneruar në dhunë, duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës.
Ngjarja ndodhi në lulishten pranë filialit të Postës Shqiptare, në lagjen nr. 11, ku sipas policisë, 68-vjeçari A. Zh. dyshohet se ka goditur me thikë 70-vjeçarin F. T., pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar u ndalua nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


