Site icon Informohu siç duhet

Sherri nuse-vjehrrë/ Victoria Beckham thumbon Nicola Peltz: Duhet të jesh një budallaqe e vërtetë për të mos qenë e sjellshme me mua

Victoria Beckham ka bërë një deklaratë që po komentohet gjerësisht në media, në mes të thashethemeve për tensionet e vazhdueshme me nusen e saj, Nicola Peltz.

Në një intervistë për radion “Sirius XM”, stilistja dhe ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” u shpreh se nuk e kupton pse ndonjë grua do të kishte një marrëdhënie të keqe me të.

“Unë jam një grua për vajzat. Dua të them, duhet të jesh një budallaqe e plotë për të mos u sjellë mirë me mua nëse je grua. I dua gratë, dhe kjo është arsyeja pse bëj atë që bëj në modë dhe bukuri – dua t’i fuqizoj ato dhe të ndaj këshillat e mia me to”, tha Victoria me humor, por edhe me një ton thumbues.

Deklarata vjen ndërkohë që mediat britanike flasin prej kohësh për një grindje të ftohtë mes Victorias dhe Nicole Peltz, bashkëshortes së djalit të saj, Brooklyn Beckham.

Sipas “Daily Mail”, tensionet nisën që në dasmën e vitit 2022, kur Nicola refuzoi të vishte një fustan të dizajnuar nga Victoria, duke shkaktuar një përçarje në familje. Që prej asaj kohe, çifti Brooklyn–Nicola janë distancuar nga prindërit, madje nuk kanë marrë pjesë as në disa prej eventeve familjare dhe festave të ditëlindjes së David Beckham.

Ndërkohë, pjesa tjetër e familjes Beckham vazhdon të mbështesë publikisht linjat e modës së Victorias, e cila duket se po dërgon një mesazh të qartë me fjalët e saj të fundit.

Exit mobile version