Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë Kevi Muçllarin, 27 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me praninë e qytetarëve.
Sipas policisë, Muçllari fillimisht debatoi dhe ofendoi anëtarët e Këshillit, ndërsa më pas goditi me grusht anëtarin E. Sh., 47 vjeç.
Materialet e çështjes janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

