Site icon Informohu siç duhet

Sherri mes vajzave në Korçë/ Policia: 17-vjeçarja u godit me gotë, ja gjendja e saj

Një konflikt mes disa vajzash ka shpërthyer në qytetin e Korçës, ku një vajzë me inicialet F.D. ka goditur në fytyrë një 17-vjeçare me gotë uji. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Nr. 2”, ndërsa e reja e goditur ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autores. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen kontrolle për gjetjen e shtetases F.D., e cila dyshohet për ushtrimin e dhunës fizike.

Dyshohet se 17-vjeçarja që është goditur menaxhonte një faqe Instagrami që denigronte dhe fyente minorenët në Korçë. Ky me sa duket ka qenë dhe motivi i konfliktit të dhunshëm.

Njoftimi i policisë
Informacion paraprak. Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.

Exit mobile version