Site icon Informohu siç duhet

Sherri mes kunetërve në Kombinat/ Arrestohet autori, policia: Një 29-vjeçar në kërkim (DETAJE)

TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati i tij pasditen e sotme, në zonën e Kombinatit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën./Radar.al

Exit mobile version