Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sherri i dh*nshëm në Lezhë. Të përfshirë 2 nipërit e Arben Ndokës

    April 13, 2025
    Sherri i dh*nshëm në Lezhë. Të përfshirë 2 nipërit e Arben Ndokës

    Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me sherrin e rëndë e ndodhur së fundmi në Lezhë ku disa persona dhunuan brutalisht një qytetar.

    Pas arrestimit të dy personave, Fatjon Gjinit dhe Ervin Nikës, policia bën me dije se ditën e sotme janë vënë në pranga dhe dy të  tjerë, më konkretisht Redjan Margjoni 20 vjeç dhe A. Dodaj 15 vjeç. Ndërsa vijojnë hetimet dhe për arrestimin e një tjetër shtetasi 15-vjeçar.

    Burimet bëjnë me dije se në sherrin e rëndë janë përfshirë gjithashtu dhe të afërm t ëish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Bëhet fjalë për Kevin Ndoka 20-vjeç dhe Aleko Ndoka (vëllai i Kevinit).  

    Këta dy të fundit mësohet se janë shpallur në kërkim.

    Njoftimi i Policisë

    Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë ligjor dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit të ndodhur më datë 11.04.2024, në qytetin e Lezhës.

    Arrestohen dy shtetas të cilët u shpallën në kërkim ditën që ndodhi konflikti.

    Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër (15-vjeçar) i përfshirë në konflikt.

    Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.

    Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

    Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

    Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

    Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    LEXO EDHE:

    PAMJE të rënda. Të rinjtë godasin me shkopa bejsbolli qytetarin

    Kevin Ndoka 20-vjeç dhe Aleko Ndoka nipërit e Arben Ndokës Sherri i dh*nshëm në Lezhë Shpallen në kërkim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025

    Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike/ Zelensky: Mbi 400 dronë u neutralizuan, disa raketa u rrëzuan

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.