Site icon Informohu siç duhet

Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

TIRANË– Policia ka zbardhur rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz.

“Blutë” kanë identifikuar dhe vendosën në pranga 23-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Pronari i lokalit po hetohet për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

Exit mobile version