Site icon Informohu siç duhet

Sherr në Maliq, procedohet çifti pasi dyshohet se dhunoi një 45-vjeçar

Një çift të rinjsh është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka plagosur lehtë një 45-vjeçar gjatë një konflikti fizik në fshatin Plasë të Maliq.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, të dyshuarit janë shtetasit A. Sh., 25 vjeç dhe J. K., 18 vjeçe, banues në fshatin Kamenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë bënë me dije se materialet janë referuar në prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 25 vjeç dhe J. K., 18 vjeçe, pasi në fshatin Plasë, Maliq, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar”, njoftoi policia.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i konfliktit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat apo lidhjen mes personave të përfshirë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë nga prokuroria për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version