Një konflikt i pazakontë për marrjen me qira të një Jet-ski ka përfunduar në përplasje fizike pasditen e sotme në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, lindur në Elbasan. Sherri nisi pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor dhe degjeneroi në dhunë.


