Site icon Informohu siç duhet

Sherr mes të rinjve në Tiranë, pesë persona dhu*ojnë dy vëllezër në Yzberisht

Të shtëna me ar*ë zjarri te Komuna e Parisit, pla*oset me armë zjarri 28-vjeçari (EMRI)

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në Tiranë, ku pesë persona kanë dhunuar me grushte dy vëllezër në zonën e Yzberishtit.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë personat e përfshirë në sherr ndodheshin në një lokal dhe dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit në momentin kur konflikti ka nisur.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe forcat e Forcat Shqiponja, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes.

Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version