TIRANË– Një sherr me thika ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.
Fillimihst konflikti ka nisur si përplasje verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.
Gjatë sherrit, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë. Të tre të përfshirët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Konkretisht, njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige gjatë konfliktit. Ende nuk dihen arsyet e sherrit, ndërkohë grupi hetimor pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë, në mënyrë që ngjarja të zbardhet./Radar.al

