Site icon Informohu siç duhet

Sherr me th*ka/ Pla*oset 23-vjeçari në Tropojë, shpallet në kërkim autori 18-vjeçar

TROPOJË– Një konflikt i rëndë ka degraduar në përleshje fizike me thika, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë ndërsa mësohet se i lënduar ka mbetur 23-vjeçar.

Bazuar në njoftimin e policisë, bëhet me dije se 23-vjeçari Artur Buçpapaj, banues në Dojan, është paraqitur në spital mëngjesin e sotëm me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./Radar.al

Maks Haxhia zbulon: Tragjedia e Gërdecit nga agjenturat e huaja

Përse Samir Mane po tërhiqet gradualisht nga Shqipëria?

“Gjithmonë 16 vjeç”/ Greta Koçi zbulon si lindi batuta e famshme për moshën

Exit mobile version